Mbrojtja e afërt e Kurtit penguan fizikisht gazetaren, reagon AGK-ja - NACIONALE

Mbrojtja e afërt e Kurtit penguan fizikisht gazetaren, reagon AGK-ja

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi mbrojtja e afërt e Albin Kurtit penguan fizikisht një gazetare.

Postimi:

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti pengon gazetaren Vesa Hoda

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, që kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.

Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave.

AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik.

Lajme të ngjashme