Mbrojtja ajrore e Ukrainës spraps një sulm me dron në Kiev gjatë vizitës së kryeministrit britanik - NACIONALE

Mbrojtja ajrore e Ukrainës spraps një sulm me dron në Kiev gjatë vizitës së kryeministrit britanik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan të enjten në Kiev të Ukrainës për të sprapsur një sulm rus me dronë, thanë zyrtarët.

Një dëshmitar i agjencisë “Reuters” raportoi për shpërthime në kryeqytetin ukrainas gjatë vizitës së kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Zyrtarët e qytetit thanë se nuk kishte viktima si rezultat i sulmit, por një veturë u dëmtua nga mbetjet që ranë nga ajri në njërin prej distrikteve të Kievit.

Rusia rregullisht kryen sulme me dronë në mbarë Ukrainën. Të enjten, forca ajrore ukrainase tha se kishte rrëzuar 34 nga 55 dronët e hedhur gjatë një sulmi të kryer natën, ndërsa 18 të tjerë kishin dështuar që t’i arrinin caqet.

Vizita e kryeministrit britanik në Kiev vjen vetëm pak ditë para rikthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe në kohën e paqartësisë rreth të ardhmes së ndihmave perëndimore për Ukrainën.

Presidenti i zgjedhur amerikan është zotuar se do t’i japë fund shpejt luftës në Ukrainë, pa treguar se si do ta arrijë këtë./Nacionale

Lajme të ngjashme