Mbretëresha e sëmurë, njerëzit mblidhen para Pallatit Buckingham
Pas lajmit nga Pallati Buckingham se Mbretëresha Elizabetë II nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, turma me njerëz kanë nisur të mblidhen para Pallatit duke pritur lajme për shëndetin e Mbretëreshës së tyre.
Sipas një deklarate nga Pallati të dalë këtë mëngjes, shëndeti i Mbretëreshës Elizabetë është përkeqësuar dhe ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas këtij lajmi, gjithë familja e mbretëreshës janë nisur për në Skoci, në Kalanë Balmoral ku edhe ndodhet ajo.
Shqetësime për shëndetin e saj kanë treguar edhe figura politike të vendit, me kryeministren Liz Truss e cila u shpreh se:“I gjithë vendi do të jetë thellësisht i shqetësuar”.
