Mbretëresha e Britanisë nën vëzhgim mjekësor, mjekët të shqetësuar për shëndetin e saj - NACIONALE

Mbretëresha e Britanisë nën vëzhgim mjekësor, mjekët të shqetësuar për shëndetin e saj

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe është nën vëzhgim mjekësor, pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj, tha Pallati Buckingham.

Anëtarët e ngushtë të familjes së mbretëreshës janë informuar për gjendjen shëndetësore të saj, raporton gazeta “The Guardian”.

Një zëdhënës i pallatit mbretëror tha: “Pas vlerësimit të mëtejmë këtë mëngjes, mjekët e mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.”

Shëndeti i mbretëreshës është vëzhguar me kujdes në vitin e fundit. Ndonëse ajo u takua me kryeministren e re, Liz Truss, të martën, shefes së re të qeverisë iu kërkua që të udhëtonte për në vendin ku ndodhej mbretëresha dhe ceremonia nuk u zhvillua në Pallatin Buckingham.

Lajme të ngjashme