Mbrëmë në Sunny Hill ishin bashkë edhe Përparim Rama dhe Shpend Ahmeti
Festivali “Sunny Hill” përveç se bashkoi mijëra të rinj edhe të reja, bëri bashkë edhe dy figura politike, kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën dhe ish-kryetarin Shpend Ahmetin.
Drejtoresha e “Sunny Hill Foundation”, Laura Kryeziu publikoi foto nga nata e djeshme me Ramën dhe Ahemtin.
“Sunny Hill” ka filluar dje natën e parë dhe do të vazhdojë për katër ditë me radhë në Parkun e Gërmisë.
Dje në festival përformoi edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.