Mblidhet sot Komisioni hetimor për energji, intervistohen tre ish-ministra
Sot nga ora 13:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Në mbledhe të Komisionit do të intervistohetn ish-ministri i Financave, Haki Shatri, Bujar Dugolli ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish-ministër i Energjisë.
“Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2006-2008: Haki Shatri ish Ministër i Financave, Bujar Dugolli ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Et’hem Çeku ish Ministër i Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00).”, thuhet në njoftim.
