Mblidhet Qeveria, ndan mjete për komunën e Kamenicës për një vizitë në Belfast - NACIONALE

Mblidhet Qeveria, ndan mjete për komunën e Kamenicës për një vizitë në Belfast

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike mbrëmjen e së hënës.

Përmes një komunikate për media të dërguar të martën, Qeveria ka njoftuar se janë marrë tri vendime, mes tyre, edhe ndarjet e mjeteve për komunën e Kamenicës, për një vizitë në Belfast .

“- Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

- Ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave

- Aprovuar e Kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.”thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme