Mblidhet kryesia qendrore e LDK-së: Merr vendim për themelimin e 21 departamenteve të partisë
Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen ku është diskutuar për “gjendjen organizative” të kësaj partie si dhe funksionimin partiak.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se anëtarët e Kryesisë, të Këshillit e deputetët do të jenë në terren për të bashkëbiseduar me qytetarë.
“Anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re”.” – ka thënë ai.
Po ashtu, Abdixhiku ka bërë me dije se kryesia ka miratuar themelimin e 21 departamenteve të partisë.
“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut.” – ka thënë ai.
LDK-ja po ashtu ka diskutuar edhe për themelimin e 20 nëndegëve të saj.
“Në veçanti u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike.” – ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë: