Mblidhet kryesia e Kuvendit, diskutohen pika e papërfunduara në seancat plenare
Gjatë ditës së sotme pret të mblidhen anëtarët e kryesisë së Kuvendit. Në rend ditë do të jenë disa pika që kanë mbetur të papaërfunduara nga seancat e kaluara plenare, shkruan Nacionale.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë në rend ditë do të jete edhe propozimi që në seancën e radhës të bëhet shqyrtimi I parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
Mbledhja sot fillon me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022 si: Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.
Po ashtu në këtë mbledhje do në rend ditë janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.