Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë
Të mërkurën do të mblidhet Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë. Në këtë mbledhje pritet të bëhet shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit, kërkesa për buxhetin e Komisionit dhe shqyrtimi i termave të referencës për Grupin Këshillëdhënës.
Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.
Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.