Mblidhen kryesorët e drejtësisë, pas situatës në Veri: Të ndërmarrim të gjitha masat për ta organizuar punën
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Albert Zogaj, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish Maloku, e UD, i kryeprokurorit, janë takuar sot, për të diskutuar situatën në veri, si dhe hapat që duhet të ndërrmirren, për ta organizuar punën në gjyka e prokurori, pas dorëheqjeve të serbëve nga këto institucione.
Aty u tha se u pajtuan që të organizohet puna në atë mënyrë që të mos lejohen zbrazëti në shërbime, dhe gjithqka të funksionojë, siq parashihet me ligj.
Komunikata për media
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kanë mbajtur një takim të përbashkët lidhur me mbarëvajtjen e procesit të punës pas situatës së krijuar në Gjykatën dhe në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Në takimin e sotëm, tre udhëheqësit e institucioneve të sistemit prokurorial dhe gjyqësor shprehën përkushtimin e tyre për të punuar bashkërisht për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas largimit të gjykatësve, prokurorëve dhe punonjësve administrativë nga procesi i punës dhe diskutuan për modalitetet e organizimit dhe mbarëvajtjes sa më efikase të punës për qytetarët e kësaj pjese.
Udhëheqësit institucionalë u pajtuan që të ndërmarrin sa më shpejtë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e procesit të punës në pajtim me aktet ligjore në fuqi, me qëllim që institucionet e drejtësisë të funksionojnë dhe të mos krijohet zbrazësi shërbimesh në rrethanat aktuale.