Mbledhja e Kuvendeve: Askush s'e përmend Rexhep Qosjen, përkundër raporteve të tij me Kurtin dhe Ramën - NACIONALE

Mbledhja e Kuvendeve: Askush s'e përmend Rexhep Qosjen, përkundër raporteve të tij me Kurtin dhe Ramën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë janë bërë bashkë. Por, megjithëse këto dy kuvende udhëhiqen nga partitë që drejtojnë liderët e mbështetur nga Rexhep Qosja, ky i fundit s’u përmend nga askush.

Deri tash kanë kryer fjalën e tyre më të rëndësishmit nga Vetëvendosja dhe nga Partia Socialiste, por askush nuk përmendi akademikun 86 vjeçar.

Glauk Konjufca përmendi Ukshin Hotin, Adem Demaçin, Fehmi Aganin, Gazmend Zajmin e Arbën Xhaferin mes shumë e shumë të tjerëve. Por, jo edhe Qosjen.

Ndërkohë, edhe më shumë personaltiete përmendi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai u mor veçanërisht me Luigj Gurakuqin, për të cilin tha se sipas disa studiuesve kishte shkruar “deklaratën e pavarësisë më 28 nëntor”.

“Sipas shumë studiuesve, mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i arsimit, Luigj Gurakuqi. 7 vite më pas përderisa në rend dite ishte Traktati i Londrës, disa ditë para festës së flamurit,” – tha z. Kurti.

Ai po ashtu përmendi Ukshin Hotin, por edhe Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin, Daut Haradinajn dhe të tjerë.

Qosjen s’e përmendi as kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Deklarimi i fundit i Qosjes ishte për Kongresin e Drejtshkrimit, në të cilin sulmoi idenë e kombit kosovar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama madje përmendi edhe Ibrahim Rugovën në fjalimin e tij por edhe Hashim Thaçin. Megjithatë, jo Rexhep Qosjen.

Lajme të ngjashme