Mbi dy orë pritje në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë
Vazhdojnë pritjet e gjata nëpër pika kufitare, për t’u larguar nga Kosova.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata janë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.
Saktësisht, te Dheu i Bardhë pritjet janë 140 minuta, kurse në Merdarë prej 120 deri në 150 minuta.