Mbi 80 fletëvotime falco në Mitrovicë, Maliqi e kritikon VV-në: Puna është se secila në gjiro i ka ble 50 + vota - NACIONALE

Mbi 80 fletëvotime falco në Mitrovicë, Maliqi e kritikon VV-në: Puna është se secila në gjiro i ka ble 50 + vota

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkëlzen Maliqi është tallur me eksponentët e VV-së, të cilët po mundohen t`i minimizojnë problemet me fletëvotimet në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Ai ka bërë me dije se me këto sjellje ata po tregojnë se nuk e kanë kuptuar fare fenomenin e “trenit bullgar”.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se me secilin nga këto fletëvotime kanë mundur të blihen mbi 50.

“Nuk e kemi të qartë trenin bullgar. Paska sall 80 e ca falc fletëvotime!? Puna është se secila në gjiro i ka ble 50 + vota”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme