Mbi 70 emigrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Siri - NACIONALE

Mbi 70 emigrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Siri

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se janë gjetur trupat e pajetë të 71 emigrantëve pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë.

Ai ka bërë të ditur se të mbijetuarit janë duke u trajtuar në një spital në qytetin sirian të Tartus. Ndërsa bënë rë ditur se në mesin e 120-150 personave që ishin në bord, kishte shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar fundosjen, ndërsa përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar.

Besohet se varka e fundosur ishte nisur drejt Evropës.

Lajme të ngjashme