Mbi 580 të vdekur nga vërshimet në Pakistan, mijëra njerëz mbetën pa shtëpi
Më shumë se 580 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi në pjesë të ndryshme të Pakistanit për shkak të vërshimeve.
Vlerësohet se rreth një milion njerëz janë prekur nga reshjet e dendura të shiut, vërshimet dhe rrëshqitja e dheut nga korriku. Për tri javë, në Pakistan pati 60 për qind më shumë të reshura se sasia e zakonshme.
Më së shumti janë prekur provincat Balochistan, Khyber Pakhtunkhwa dhe Sindh. Meteorologët kanë parashikuar reshje të dendura në mbarë vendin deri të premten. Të paktën një burrë vdiq të martën në Karachi, pasi reshjet e pandërprera e goditën qytetin më të madh të Pakistanit për dy ditë radhazi.
Më shumë se 40 persona kanë vdekur në Karachi nga korriku për shkak të reshjeve të dendura nga korriku, shkruan The Guardian, përcjell Nacionale.
Përafërsisht 200 njerëz kanë vdekur në provincën më të madhe dhe më të varfër të vendit – Balochistan. Atje kanë ndodhur vërshimet më të rënda në tri dekadat e fundit. Sipas Autoritetit Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive, në këtë provincë ka pasur 305 për qind më shumë shi se mesatarja vjetore.