Mbi 50,000 rusë kanë hyrë në Finlandë gjatë javës së fundit
Sipas rojës kufitare finlandeze, gjatë javës së fundit më shumë se 50,000 rusë kanë kaluar në Finlandë përmes kufirit tokësor.
Kujtojmë se, Kremlini ka njoftuar se do të thërrasë 300,000 rezervistë për të shërbyer në luftën e tij të vazhdueshme kundër Ukrainës. E që nga ajo kohë, qindra mijëra njerëz kanë ikur në vendet fqinje në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur rekrutimin ushtarak.
Finlanda dhe Rusia ndajnë një kufi tokësor prej 1,340 km, dhe ka disa kalime kufitare.
