Mbi 40 të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një kishë në Egjipt
Dhjetra njerëz kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjrri në një kishë në Egjipt. Shumica e viktimave vdiqën gjatë përpjekjeve të dëshpëruara për të shpëtuar nga zjarri.
Sipas BBC-së, zyrtarët kanë njoftuar se numri i të vdekurve është të paktën 41, ndërsa besoht se mes tyre ka edhe fëmijë.
Burimet e Reuters kanë bërë të ditur se zjarri ka shpërthyer ndërsa mbi 5000 besimtarë ishin mbledhur për meshë në kishën kopte Abu Siffin në Giza të Egjiptit.
Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk dihet ende, mirëpo dyshimet e para janë se është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik.
Pas tragjedisë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka shprehur "ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave të pafajshme".
Të krishterët koptë përbëjnë të paktën 10 milionë nga 103 milionë banorët e Egjiptit.
