Mbi 21 mijë aksidente trafiku gjatë vitit 2023, 88 me fatalitet
Numri i aksidenteve në trafik vetëm gjatë vitit 2023 ka shkuar në mbi 21 mijë ndërsa prej tyre kanë rezultuar 88 me fatalitet, raportoi agjencioni lajmeve Kosovapress.
Duke cituar raportet vjetore të Policisë së Kosovës rreth aksidenteve të shumta e të mëdha në trafik në vitin 2022 ishin shënuar rreth 11 mijë e 755 aksidente.
