Mbi 1 mijë e 200 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1,244.Në total numri i të shëruarve nga coronavirusi është 225,670, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,795 doza të vaksinës.
Deri më sot 823,798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndryshe, në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik.