"Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt", KFOR patrullon kufirin Kosovë-Serbi
Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë krye patrullime në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të monitorimit dhe sigurimit të territorit në përputhje me mandatin e tyre.
KFOR bëri të ditur se mbeten të përkushtuar të krijojnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet, duke mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin.
Postimi:
“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.