Mbështetësi i protestës kundër shtrenjtimit të rrymës: Po i mbrojmë qytetarët nga një valë e re e inflacionit - NACIONALE

Mbështetësi i protestës kundër shtrenjtimit të rrymës: Po i mbrojmë qytetarët nga një valë e re e inflacionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njeri nga organizatorët e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Shenoll Muharremi, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila është protesta e dytë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ai ka bërë me dje se kjo protestë është në mbrojtje të një vale të re të inflacionit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo valë e re e inflacionit do të ndikohet nga shtrenjtimi i rrymës.

“Jemi në mision për me e mbrojt ekonominë tonë, bizneset tona dhe çdo familje e qytetar nga një valë e re e inflacionit që mund të shpërthejë si pasojë e rritjes së re të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme