Mbajeni frymën: Vigan Qorrolli i quan Kurtin e Pamukun “dy mjeshtrit” - NACIONALE

Mbajeni frymën: Vigan Qorrolli i quan Kurtin e Pamukun “dy mjeshtrit”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vigan Qorrolli është zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, që udhëhiqet nga “Zonja e Hekurt” – siç ish-moderatori Rron Gjinovci e kishte quajtur ministren Albulena Haxhiu.

Megjithatë, Qorrolli është treguar “shef” në një lëvdatë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Më saktë, Qorrolli e ka dërguar në një tjetër nivel, gati krejt të paimagjunueshëm, lëvdatat ndaj shefit të tij në ekzekutiv.

Qorrolli, ish-analist, ka pasur fjalët më të “përzgjedhura” për të komentuar takimin e Kurtit me shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk, një takim që u komentua shumë në Kosovë.

Qorrolli e ka shpërndarë postimin e Kurtit me Pamukun, duke i quajtur ata – ju lutemi, mbajeni frymën – hiç më pak se “dy mjeshtrit”. Natyrisht, Qorrolli zgjodhi gjuhën angleze për të përshkruar një shqiptar dhe një turk, që u ushqyen në një restorant në ish-Konstandinopojë.

Lajme të ngjashme