Mbajeni frymën: Elbert Krasniqi i jep mësim Gjykatës Kushtetuese pas Aktgjykimit për Rashiqin - NACIONALE

Mbajeni frymën: Elbert Krasniqi i jep mësim Gjykatës Kushtetuese pas Aktgjykimit për Rashiqin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me aktgjykimin e plotë për rastin e ankesës së Listës Serbe kundër zgjedhjes së Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb. Me shumicë votash, Gjykata ka konsideruar se vendimi i datës 10 tetor 2025 është në kundërshtim me nenin 67, paragrafi 4 të Kushtetutës dhe dispozitat përkatëse të Rregullores së Kuvendit.

Në një reagim kundërshtues, deputet i zgjedhur nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi, në emër të grupit parlamentar multietnik (KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO, LPRK), ka shprehur, siç tha ai, "shqetësim të thellë" për vendimin.

"Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë një fakt thelbësor: diskriminimin e drejtpërdrejtë që do t'i shkaktohej një deputeti të komunitetit serb nëse do t'i mohohej e drejta për të kandiduar vetëm pse nuk i përket një subjekti të caktuar politik", ka deklaruar Krasniqi.

Ai shkon aq larg sa të lekturojë Gjykatën Kushtetuese se vendimi krijon "një precedent të rrezikshëm" ku "përkatësia partiake do të mbizotëronte mbi përkatësinë komunitare". Grupi parlamentar theksoi se "Kushtetuta garanton përfaqësim të komuniteteve, jo monopol politik mbi to", duke shtuar se "Republika e Kosovës nuk është ndërtuar mbi monopole politike, por mbi lirinë e përfaqësimit dhe barazinë kushtetuese".

Lajme të ngjashme