Mbahet testi për prokurorë - 333 kandidatë, vetëm 24 prej tyre do ta marin punën
Këshilli Prokurorial njofton se 333 kandidatë i janë nënshtruar testit kualifikues në procesin e rekrutimit të 24 prokurorëve në prokuroritë themelore të Kosovës, të mbajtur të shtunën.
Sipas njoftimit, testi është mbajtur në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri.
Këshilli thotë se pyetjet janë hartuar në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë e ndërkombëtarë.
“Paraprakisht, për shkak të zbatimit të transparencës së plotë, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, ditën e mbajtjes së këtij testi, Komisioni për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit ka hartuar pyetjet për kandidatët që fituan të drejtën për të marrë pjesë në këtë testim”, thuhet në njoftimin për media.
Nga 333 kandidatë, gjashtë prej tyre ishin prej komuniteteve joshumicë.