Mbahet mbledhje komemorative për fotoreporterin Alban Bujari - NACIONALE

Mbahet mbledhje komemorative për fotoreporterin Alban Bujari

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, sot nga ora 12:00, do të mbahet mbledhja komemorative “Alban Bujari, fotoreporteri i së vërtetës” në nderim të veprës dhe jetës së fotoreporterit Alban Bujari.

Në mbledhjen komemorative do të shfaqet dokumentari për Bujarin, “Dokumentuesi i luftës dhe i paqes”.

Fotoreporteri, Alban Bujari, vdiq në mbrëmjen e 27 shkurtit pa i mbushur 55 vjet.

Alban Bujari ishte pjesë e KOHËS. Ai ishte pjesë e grupit të fotoreporterëve kosovarë që kanë përcjellë zhvillimet politike dhe sociale të fundviteve të ‘90-ta.

Lajme të ngjashme