Matoshi: Nuk ka zgjedhje pa i kry Kurti detyrat, Zajednicën – dashurinë e tij - NACIONALE

Matoshi: Nuk ka zgjedhje pa i kry Kurti detyrat, Zajednicën – dashurinë e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kush po iu frikësohet zgjedhjeve të parakohshme? Kjo është tema që u diskutua në debatin e kanalit 10, Politiko.

Gazetari Halil Matoshi, tha se Kurti nuk mund t’i shmanget Zajednicës përmes zgjedhjeve.

“Albin Kurti ka shumë inati, është njeri me egon ma të theksume në politikën shqiptare, ndoshta vetëm Ahmet Zogu ka pasë ego ma të theksume.

Egoja e zotit Kurti, është qeveri katastrofale, humbje koti, 10 vjet ia ka humbë Kosovës.

Zoti Kurti po frikësohet mos nuk po e shpërbajnë Kuvendin, e po i duhet me e bo Zajednicën që e ka dashuri.

Zoti Kurti e ka dashuri Zajednicën, kurrë në historinë e marrëdhënieve të Kosovës nuk ka thënë që Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive. Këta e kanë zbulu edhe tash janë tuj u ballafaqu me sfidat që ia kanë ba vetëvetes.

Zoti Kurti shkon në zgjedhje me e fitu edhe një mandat për me iu shmangë Zajednicën.

Nuk shoh zgjedhje, nuk ka zgjedhje pa i kry detyrat. Opozita i hupë zgjedhjet katastrofalisht. Sonte mundem me ia uru Albin Kurtit fitoren, por kësaj here nuk mundet me shku në zgjedhje pa i bo detyrat”, tha ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme