Matoshi kërkon distancimin e Listës Serbe nga terrorizmi: Ose le të shpallet organizatë e paligjshme - NACIONALE

Matoshi kërkon distancimin e Listës Serbe nga terrorizmi: Ose le të shpallet organizatë e paligjshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Halil Matoshi, analist, ka komentuar ngjarjen e fundit në veri, pra sulmin terrorist të serbëve në veri.

Ai ka theksuar në Kanal 10, se nuk ishte i befasuar me prezencën e Milan Radojiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, në sulmin terrorist.

Tutje, ai ka vlerësuar se këtë sulm terrorist e përkrah politikisht Lista Serbe.

“Që s’është Radojiçiqi i pranishëm, kjo do të ishte befasi. Mua nuk më ka befasuar fare, sepse komandanti duhet me qenë me njesitën e tij aty. Dhe kjo është shumë logjike, jam i bindur që është aty, jo vetëm për shkak të videos së ministrisë sonë, por edhe të mozaikut logjik që krijohet. Asnjë njësi, dhe kjo ashiqare e quan vetin “Brigada e Veriut” dhe mbështetur politikisht nga Lista Serbe” – tha ai në “Politiko”.

“Do të duhej që Qeveria, Kuveni të ulet të bisedojë me Listën Serbe nëse janë të gatshëm të distancohet nga terrorizmi ose janë dy mënyra e shpalles organizatë e paligjshme të tyre” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme