“Mashtrimi s`kalon”, Haradinaj i ashpër me Kurtin: Rinia, gratë dhe mërgata s`do të jenë më të nëpërkëmbur - NACIONALE

“Mashtrimi s`kalon”, Haradinaj i ashpër me Kurtin: Rinia, gratë dhe mërgata s`do të jenë më të nëpërkëmbur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se fitoren e 14 shkurtit ia kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora.

I pari i AAK-së ka thënë se me qeverisjen katër vjeçare të VV-së të gjitha këto grupe janë zhgënjyer.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rinia, gratë dhe mërgata s`do të jenë më të nëpërkëmbur

“Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre. Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se kjo gjendje do të ndryshojë.

“Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre. Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që ju takon”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme