Masakra e Dubravës, prokurori Morina thotë se po hetohen 88 persona: Një është në paraburgim - NACIONALE

Masakra e Dubravës, prokurori Morina thotë se po hetohen 88 persona: Një është në paraburgim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Krimet e luftës në Kosovë, që u kryen në luftën e viteve 1998-199, po vazhdojnë të hetohen nga institucionet kosovare. Tashmë ëhstë e mundur edhe gjykimi në mungesë.

Në një konferencë për medie, Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale, ka theksuar se hetimet për masakrën e Dubravës janë duke vazhduar. Sipas tij, 88 persona janë nën hetim për këtë masakër, ndërsa një është në paraburgim.

“Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj. Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, dhe jemi duke mbledhur provat. Në momentin që do të jemi gati do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve.” – deklaroi prokurori Morina, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme