Masa e Kushtetueses, Kelmendi: Zgjedhje nuk do të ketë deri pas balotazhit, shtet legjendar jemi - NACIONALE

Masa e Kushtetueses, Kelmendi: Zgjedhje nuk do të ketë deri pas balotazhit, shtet legjendar jemi

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese i ka vendosur masë të përkohshme Kuvendit deri më 30 shtator.

Ai ka bërë me dije se kjo i bije që zgjedhje nacionale nuk do të ketë deri pas balotazhit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka ironizuar me pushtetin.

“Kushtetuesja shpall masë të përkohshme për Kuvendin deri më 30 shtator. Kjo i bjen që nuk do të ketë zgjedhje parlamentare eventuale deri pas balotazhit të 9 nëntorit. Dhe nuk do të ketë Kuvend të konstituuar së paku edhe një muaj. Rrjedhimisht as qeveri të re. Shtet legjendar jemi!", ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme