Marshi i së martës, Tasholli: Nuk do të ketë asnjë folës partiak, ky është marsh qytetar
Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka emër” ka bërë me dije se në marshin “Drejtësi, jo politikë” nuk do të ketë folës partiak.
Në konferencën e sotme për media, ai ka treguar se qytetarëve do të iu drejtohen pesë veta nga kategori të ndryshme të shoqërisë, të cilët do të përcjellin mesazhe qytetare, pa përfshirje partiake.
“E ripërsëris edhe sot: asnjë folës nuk do të jetë partiak. Ky është marsh qytetar,” ka thënë Tsholli.
Ai ka treguar se programi do të përfshijë edhe performancë artistike nga Ilir Shaqiri dhe Lyrical Son, ndërsa do të realizohet një aksion simbolik tek monumenti NEËBORN, si moment reflektimi për lindjen e shtetit të Kosovës dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e së vërtetës së tij.
“Janë qindra autobusë që do të nisen në mënyrë të organizuar drejt Prishtinës. Agjenda do të bëhet publike në faqen zyrtare të platformës ‘Liria ka Emër’, në mënyrë që çdo qytetar të ketë informacion të saktë,”, ka deklaroi Tasholli.