Marrshi për ish-krerët e UÇK-së, Kurti nuk tregon nëse do të marrë pjesë
Lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë për marrshin për ish-krerët e UÇK-së, i cili do të mbahet nesër në ora 14:00.
Ai sot ka injoruar pyetjet e gazetarëve për këtë çështje.
“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, jemi për 25 vjetorin e 11 shtatorit”, ka thënë Kurti.