Marrëveshja Rama-Meloni, arrin në Shëngjin anija italiane me emigrantë nga Bangladeshi dhe Egjipti
Marrëveshja në mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët tashmë ka nisur të zbatohet. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, një anije italiane “me 16 migrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, duke regjistruar grupin e parë të migrantëve që autoritetet shqiptare kanë pranuar t’i strehojnë”.
Tutje, anija me emrin “Libra” është nisur nga porti i Lampeduzës, ndërsa 10 emigrantë janë nga Bangladeshi e gjashtë të tjerë nga Egjipit, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.
Sjellim ndër mend që marrëveshja e arritur në mes Shqipërisë dhe Italisë është kritikuar ashpër nga organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut. Sipas marrëveshjes, Shqipëria do të pranojë deri në 36 mijë emigrantë në vit, aplikacionet e të cilëve do të trajtohen në dy qendra në Shqipëri.