Marrëveshja po zbatohet, tri anije me drithëra nisen nga Ukraina
Tri anije të ngarkuara me drithëra u nisën nga portet ukrainase të premten sipas marrëveshjes për lundrim të sigurt, thanë dëshmitarët dhe Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
“Ne presim që garancitë e sigurisë së partnerëve tanë nga OKB-ja dhe Turqia do të vazhdojnë që të funksionojnë dhe që eksportet e ushqimit nga portet tona të bëhen të qëndrueshme e të parashikueshme për të gjithë pjesëmarrësit e tregut”, tha ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.
Të premten, dy anije me drithëra u nisën nga Chornomorsk-u dhe një nga Odesa me ngarkesë të përgjithshme prej rreth 58.000 tonësh misër.
Ukraina ka bërë thirrje që të zgjerohet marrëveshja për eksportimin e drithërave që të përfshihen edhe prodhime të tjera, si metalet.