“Marre, ofendim, poshtërim”, Kelmendi akuzon Kurtin se po i mashtron qytetarët për çdo zgjedhje me lëmoshë - NACIONALE

“Marre, ofendim, poshtërim”, Kelmendi akuzon Kurtin se po i mashtron qytetarët për çdo zgjedhje me lëmoshë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për disa kategori.

Ai ka bërë me dije se ky është ofendim dhe poshtërim për gjithë qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se Kurti po i mashtron qytetarin e Kosovës për çdo zgjedhje me lëmoshë.

“Marre, marre, marre, marre, marre, marre, marre! Ofendim, ofendim, ofendim, ofendim, ofendim! Poshtërim, poshtërim, poshtërim! Je udheheqës i vendit më të varfër në Evropë! Je i fundit me arsim, me shëndetësi, me projekte kapitale! Je i fundit me integrime evropiane! E mashtron qytetarin e shkretë çdo zgjedhje me lëmoshë! Nëse këta sot s’po skuqen, do të skuqen për ta ata që nesër do ta studiojnë këtë kohë kur kaq shumë u përbuzen qytetarët dhe Kosova!”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme