Marko Gjuriq, Bruno Gjuran: Gazeta Danas tregon se kush mund ta zëvendësojë Vulinin në BIA
Javën e kaluar, Aleksandar Vulin dha dorëheqje nga funksioni i drejtorit të BIA-s pas sanksionimit nga ana e ShBA-së tre muaj më herët.
Në lidhje me këtë temë, gazeta e njohur opozitare serbe “Danas” ka shkruar një artikull. Danas raporton se Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në ShBA, është një nga emrat e përfolur në publik për të zëvendësuar Vulinin në pozitën e drejtorit të BIA-s.
“Opsioni i parë që u diskutua në publik ishte ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ndërsa emri i fundit që qarkullon në media dhe rrjete sociale është Bruno Gjuran, i cili punon në sektorin e logjistikës BIA.” – shkruan gazeta Danas, e cila tregon edhe një biografi të shkurtër të Gjuriqt.