Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin amerikan Duncan, e falenderoi për kontributin e jashtëzakonshëm
Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës këshilltarin amerikan, Joe Duncan.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka njoftuar se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës këshilltarin amerikan, Joe Duncan, me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Maqedonci e falenderoi këshilltarin amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes të vendit dhe dekoroi me medaljen për shërbim të shquar.
“Përgjatë misionit të tij, në cilësinë e këshilltarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, z. Duncan është spikatur veçanërisht për angazhimin e tij në hartimin e rregullores për planifikim, programim, buxhetim dhe ekzekutim, dokument që rregullon procesin e brendshëm të MM/FSK për përdorimin dhe shpërndarjen në mënyrë efektive dhe efikase të burimeve për të ofruar aftësi dhe për të zbatuar veprimet e nevojshme për të përmbushur misionin kushtetues dhe ligjor të Ministrisë”, shkruan Ministria e Mbrojtjes.