Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri - NACIONALE

Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për ndikimin rus në veri të Kosovës.

Në një intervistë për mediumin kroat Večernji List, ai ka thënë se ky ndikim është rritur pas agresionit rus në Ukrainë.

Ai ka bërë me dije se për këtë Kosova ka informacione të besueshme.

Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në strukturat ilegale në veri të Kosovës. Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ndikimi është rritur përmes bashkëpunimit me Serbinë”, ka thënë Maqedonci.

Ndër të tjera, në këtë intervistë, Maqedonci ka treguar se bashkëpunimi e ngush të Serbisë me Rusinë në fushën e sigurisë.

Serbia vazhdon të bashkëpunoje me Federatën Ruse në zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse. Ky është një element i qartë pse Serbia është ende një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Shumica e sistemeve raketore serbe dhe sistemeve ushtarake janë blerë pikërisht nga Rusia, përkatësisht nga industria ushtarake ruse, por edhe nga Kina dhe Irani. Besoj se përveç kësaj ka edhe lidhje të tjera”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme