Manxhuka për planin e LDK-së për inflacionin: Dëshirojnë që fitimi i kompanive të jetë edhe më i madh
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka kritikuar LDK-në për prezantimin e planit për luftimin me inflacionin.
Me anë të një postimi në Facebook, Manxhuka ka thënë se dje është konstatuar që ka abuzime me çmimet e naftës nga disa kompani.
Ai ka thënë se kërkesa e e LDK-së për heqjen e akcizës së naftës, është për faktin se dëshirojnë që të fitojnë edhe më shumë këto kompani që abuzojnë me çmime.
“Dje u konstatua që ka abuzime në çmimin e naftës nga kompanitë duke krahasuar çmimin më të cilin po hynë në doganë dhe çmimin e shitjes në terren. Ndërkohë, tash e kemi edhe më të qartë pse LDK kërkonte heqjen e akcizës së naftës. Dëshirojnë që fitimi i kompanive të jetë edhe më i madh”, ka shkruar Manxhuka.
