LDK me kritika për pushtetin, propozon planin për luftimin me inflacionin
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se qytetarët nuk po arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, LDK thotë se kjo është një tjetër mashtrim nga pushteti.
Ata kanë paraqitur një plan me synim që të përkrahin familjet.
Sipas tyre, duhet të heqet TVSH-ja në produkte bazike, duhet të ulet çdo barrë tatimore si dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.
