Manxhuka-opozitës: E konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër, puna e mbarë
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka ironizuar me partitë opozitare, të cilat duket se nuk po mund të pajtohen për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës për t’i hapur rrugë mbajtes së zgjedhjeve të parakohshme.
Manxhuka ka shkruar se opozita “ka konfirmuar se janë të kënaqur me Albin Kurtin si kryeministër.”
“Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti.” – ka shkruar ai.
Statusi:
Qysh prej 100 ditëshit të parë të Qeverisë kishin kërkuar e paralajmëruar zgjedhje. Thanë nuk janë të kënaqur me qeverisjen dhe se ishin edhe ata të dëshpëruar me neve. Por siç duket 1000 ditët që pasuan në qeverisje ia ndryshuan mendje opozitës. Ata sot e konfirmuan që janë të kënaqur me Albin Kurtin kryeministër. Puna vazhdon, puna e mbarë Albin Kurti.