Mandatimi i Konjufcës është shkelje kushtetuese dhe “blerje kohe” nga VV, thotë Prenkaj - NACIONALE

Mandatimi i Konjufcës është shkelje kushtetuese dhe “blerje kohe” nga VV, thotë Prenkaj

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori Albert Prenkaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për mandatimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë, duke e cilësuar vendimin si shkelje të Kushtetutës.

“Unë habitem se si partitë politike të tjera nuk kanë mbledhur material për ta dërguar presidenten në Gjykatë Kushtetuese, sepse aktgjykimi i vitit 2014 e qartëson që duhet shumica e mjaftueshme e një partie apo koalicioni për të formuar qeverinë. VV nuk e ka këtë shumicë,” tha Prenkaj në emisionin FIVE.

Sipas tij, procesi i mandatimit është “blerje kohe” nga VV për t’i afruar zgjedhjet e përgjithshme me vitin e ri. Edhe nëse Osmani beson se Konjufca mund të formojë qeverinë, shtoi ai, “është më se e qartë që ai nuk do të mund të krijojë shumicën e nevojshme.”

Lajme të ngjashme