Manastiri i Deçanit deklarohet për përplasjen e Kosovës me Europa Nostra
Pas përplasjes së Qeverisë së Kosovës me organizatën Europa Nostra, pasi që kjo e fundit e ka konsideruar të rrezikuar Manastirin e Deçanit, ka reaguar zyrtarisht edhe vetë manastiri.
Përmes Twtterit, Manastiri i Deçanit i është drejtuar qeverisë, pasi që minsitrat Liburn Aliu dhe Hajrullah Ceku, i kanë kërkuar Europa Nostra’s që t’i kërkojë falje Kosovës për konstatimin e bërë.
“Institucionet e Kosovës pretendojnë se Manastiri i Deçanit gëzon mbrojtje të plotë ligjore dhe kërkojnë një kërkim falje nga Europa Nostra. Ata harrojnë se për 6 vite me radhë injorohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit dhe marrëveshja për Këshillin e Monitorimit të Zbatimit për një rrugë anësore rreth zonës së mbrojtur të manastirit”, thuhet në reagimin e tyre nw Twitter.
#Kosovo institutions claim Dečani #Monastery enjoys full legal protection & request apology from @europanostra. They forget that for 6ys CCourt ruling on the Monastery land is ignored and the signed IMC agreement on a bypass road around the Monastery protective zone is rejected. pic.twitter.com/JIpXdCBDN8
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) July 9, 2022