Maloku për arrestimin e Mujkës: Shumë skandaloze, edhe ju të VV-së vjedharasha a?
Fadil Maloku, analist dhe profesor universitar, ka reaguar pas arrestimit të Faruk Mujkës, kryeshefit të emëruar nga Qeveria Kurtit në bordin e ndërmarrjes Ibër-Lepenci, që njëherit është edhe anëtar i VV-së.
Maloku ka pyetur me ironi “edhe ju të VV-së vjedharasha a?”.
Profesori i sociologjisë e ka konsideruar si shumë skandaloze arrestimin e Mujkës.
“Andaj, gjithë "mekanizmat" (partiak e ideologjik) mbrojtës që një funksionar publik në Republikën e Kosovës, i shfrytëzon për të krijuar imunitet politik janë vetëm broçkulla!
Shumë skandaloze, Faruk djali!” – shkruan ai.