Maloku me koment: Te shqiptarët është dëshmuar se identiteti kombëtar dhe fetar mund të bashkëjetojnë - NACIONALE

Maloku me koment: Te shqiptarët është dëshmuar se identiteti kombëtar dhe fetar mund të bashkëjetojnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fadil Maloku, profesor universitar i sociologjisë, ka komentuar çështjen e konvertimeve, që është bërë një temë shumë e debatuar në Kosovë.

Sipas Malokut, gjatë historisë së shqiptarëve është dëshmuar që identiteti kombëtar dhe ai fetarë mund të bashkejëtojnë.

“Te shqiptarët historia ka dëshmuar se këto dy identitete sociale mund të bashkëjetojnë në harmoni e tolerancë të padiskutueshme dhe pa asnjë pengesë. Andaj, debati injorant për supremacion të njërit identitet mbi tjetrin, lëre që është i kotë, djallëzor, idiotik, e i panevojshëm është edhe tejet i dëmshëm e i rrezikshëm. Sidomos, në këto kohëra të liga kur kemi shqetësime e kërcënime të pandalura fashisoide, nga Serbia” – ka shkruar Maloku.

Lajme të ngjashme