Fitorja e Trumpit, Maloku: Kosovën dhe Bosnjën e presin ditë të vështira
Fadil Maloku, profesor universitar, ka shkruar në lidhje me zgjedhjen e Donald Trumpit si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në shkrimine tij, Maloku ka pasur mendim negativ presidencën e ardhshme të Trumpit.
Madje, në analizën ogurzezë, Maloku ka pretenduar se Kosovën, por edhe Bosnjën, e presin ditë të vështira.
“Kosovën dhe Bosnjën, me siguri e presin ditë të vështira edhe për shkakun se kjo administratë, do i rikthehet herdo kurdo Projektit (të lënë në gjysmë në mandatin e parë) të ndarjes (jo të këmbimit të territoreve) së veriut të veriut të Kosovës (ku kjo pjesë me pasuritë nëntokësore sipas BB ka vleftën sa tri Shqipëri!) me Serbinë. Ndërkaq, Republika Serbe do ndahet nga Bosnja e tanishme. Me që rast do realizohet ëndrra për Serbinë e madhe” – ka shkruar Maloku, ndër të tjera.