Maloku kritikon deklartën e Gërvallës për OKB-në: Ministre as për shaka nuk thuhet kjo - NACIONALE

Maloku kritikon deklartën e Gërvallës për OKB-në: Ministre as për shaka nuk thuhet kjo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Albinot Maloku ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e fundit të Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ku ajo tha se “përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm”.

Në reagimin e tij në Twitter ai ka thënë se deklarata e ministres Gërvalla nuk mund të bëhet as me shaka.

"Përvoja" i paska teguar ministres Gërvalla "që mund të jeni një joanëtar i OKB dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm". Ministre edhe prej anëtarsimit të Kosovës në OKB hiqni dorë.Vazhdoni me këto heqjedore që e keni nis. Ministre as për shaka nuk thuhet kjo!” – ka thënë Maloku.

Lajme të ngjashme