Hill tha se Serbia shkoi e përgatitur në dialog, Maloku: Kjo gjë po më frikëson
Analisti Fadil Maloku, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili pas takimit të 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka thënë se Serbia është e përgatitur për negociata në Bruksel, por jo edhe të tjerët.
Lidhur me këtë deklaratë, Maloku ka thënë se kjo deklaratë e ambasadorit Hill po e frikëson.
“Kjo po më frikëson pak...! Këtu nuk janë në pyetje çështjet (teknike) e tabelave, po çështjet (politike) e Asociacionit...! Zoti e bëftë hajr!” – shkroi Maloku.