Maloku i shkruan ambasadës amerikane, kërkon t'i lejohet pjesëmarrja në takimin e 31 janarit
Sociologu Fadil Maloku i është drejtuar me një letër Ambasadës së Kosovës në ShBA, duke kërkuar që të bëhet pjesë e takimi të 31 janarit.
Ai ka kërkuar që të shkojë në takim si përfaqësues i shoqërisë civile dhe kërkesa, është bërë në emër të Shoqatës së Socilogëve të Kosovës, ku Maloku është drejtuar.
"Ne si Shoqatë e regjistruar dhe e angazhuar që të kontribojmë ne shtendërtimin e Kosovës dhe me profil tërësisht civil, jemi shumë të interesuar që te ndihmojmë Kosovës në këtë drejtim. Si Shoqatë po edhe si mësimëdhënës i lëndëve; Sociologji e Globalizimit, në Unversitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik/Departamenti i sociologjisë, u falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin Tuaj që të marrim pjesë në këte takim!” – ka thënë ai.
Ndërkohë, në takimin e 31 janarit pritet që të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të ftuar, mes shoqërisë civile dhe opozitës, siç u raportua, janë edhe zëvendëskryeministrja Emila Redzepi dhe ministri Nenad Rashiq.
